Në studion e improvizuar të ngritur para godinës së News24, ishte i ftuar dhe gazetari i këtij televizioni, Igli Çelmeta. Gjatë intervistës me moderatorin Klevin Muka, Çelmeta tha se forcat ushtarake të “KAYO “, sh.a mbajnë me pa të drejtë godinën ku kontrata e qirasë e ka të përcaktuar qartë afatin deri në vitin 2033.

“Po na prvihohet e drejta për të punuar. Por megjithëse na kanë lënë pa shtëpi, ne vijojmë të bëjmë punën tonë këtu në rrugë. Autoritetet shqiptare duhet të reagojnë menjëherë, pasi jo më larg se mbrëmë reaguan Departamenti Amerikan i Shtetit, misioni i OSBE-së e ambasada të huaja të akredituara në Tiranë”, tha gazetari Igli Çelmeta.

Më tej ai tha se është skandaloze ti privosh gazetarit të drejtën për të punuar.

“Ne na telefonojnë qytetarët dhe ne s’mund t’i përgjigjemi”, tha Çelmeta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb