Gazetarja dhe moderatorja e News24, Megi Latifi, ashtu si të gjithë të tjerët në median më të madhe informative në vend, e ka përjetuar keq bllokimin dhe uzurpimin e Tv dhe jo vetëm nga policia e ushtria.
Sipas Latifit, është shumë psikologjike për të na demoralizuar si gazetarë për të ushtruar profesionin. “Na lini të bëjmë punën tonë, na lejoni të futemi në godinë dhe bëjmë gazetarinë” – është mesazhi i vetëm që ka Megi Latifi.
Megi Latifi: “Të përballesh me mbylljen e derës, me policët dhe ushtarë, është vërtet e trishtë. Po mendoja në fillim se cfarë kemi bërë ne që na trajtojnë në këtë mënyrë. Kjo është dhunë psikologjike, për të të demoralizuar. Dhe pastaj thonë pse ikin njerëzit nga Shqipëria? Po ju e shihni vetë…
Isha e pranishme në seancën gjyqësore dhe u tha qartë se minimalisht ne duhet të futemi në godinë. Nuk mund të më marrësh një gjë timen, qoftë edhe një fotografi private, pa më lajmëruar. Jam në një shok, ashtu si shumë kolegë të tjerë të News24. Mesazhi im i vetëm është: Na lini të bëjmë punën tonë, atë ku jemi investuar ndër vite, punën e gazetarit.”
