Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të tërhiqet nga rajoni lindor i Donetskut si kusht për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti rus i tha Donald Trump se mund të ngrijë pjesën tjetër të vijës së frontit nëse plotësohen kërkesat kryesore, raporton Financial Times.

Duke iu referuar burimeve të mediave amerikane dhe jo vetëm, kjo është arsyeja pse Trump ka kërkuar takim me Zelenskyn për të parë se deri ku mund të lëshojë lideri ukrainas, edhe pse ky i fundit e ka bërë të qartë se nuk është pro lëshimit të territoreve.

Pikërisht për këtë, nesër Zelensky do të mbajë një videokonferencë me liderët kryesorë evropianë për të marrë mbështetjen e tyre, duke mos dashur të shkojë në takimin me Trump pa pasur asnjë përkrahje. Takimi i fundit i Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë me Trump ishte një “shuplakë” për të, ndaj ai kërkon të dijë mendimin e Evropës, pasi i vetëm nuk mund të arrijë asgjë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb