Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka akuzuar Bashkinë për zvarritje të procesit të rindërtimit dhe keqmenaxhim të fondeve.
Sipas tij, nga 53 milionë euro të alokuara vitin e kaluar, vetëm 26 milionë janë përdorur realisht. Ai e cilëson situatën si një farsë tragjike që ka lënë qindra familje në mëshirë të fatit.
Teliti kërkon transparencë dhe përgjegjësi për këtë që ai e quan “mashtrim të madh ndaj qytetarëve”.
Denoncimi i Telitit:
SKANDAL: RINDËRTIMI NJË GËNJESHTËR E MADHE E BASHKISË TIRANË!
🆘 Është e papranueshme dhe thellësisht revoltuese të shohësh si Bashkia Tiranë ka transformuar procesin jetik të rindërtimit në një farsë tragjike, duke lënë qindra familje të Tiranës ende në mëshirë të fatit.
👉 Shifrat flasin vetë: 53 milionë euro ishin në dispozicion për rindërtimin vetëm vitin e kaluar, por Bashkia shpenzoi vetëm 26 milionë euro – më pak se gjysma!
❓ Ku shkuan paratë e tjera? Kjo nuk është thjesht neglizhencë, kjo është një shuplakë e rëndë për çdo qytetar të prekur!
❌ Me këtë ritëm tallës, a duhet të presim vërtet deri në dekadën e ardhshme që shtëpitë e nevojtarëve të rindërtohen?
🚨 Ndërkohë që kulla pas kulle ngrihet me shpejtësi marramendëse në zemër të Tiranës, duke shërbyer interesat e një klike të ngushtë, rindërtimi i shtëpive të qytetarëve është kthyer në sinonim të zvarritjes së pafundme, abuzimeve flagrante me tenderat, dhe punimeve fantazmë ose jashtë çdo standardi.
❌ Ky nuk është thjesht një dështim menaxherial, por ky është një dështim politik që tregon qartë mungesën e vullnetit dhe ndershmërisë nga ana e drejtuesve të Bashkisë së Kryeqytetit.
🔷 Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë mashtrim të madh?
(BalkanWeb)
