Mijëra njerëz u lënduan në një tërmet me magnitudë 6.0 që goditi Sulawesin qendror, Indonezi, herët këtë mëngjes.
Tërmeti, në një thellësi prej 10 km, goditi rajonin Poso dhe u ndje në zonat përreth.
Nuk ka raportime për vdekje deri më tani.
Ndryshe, Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit e Paqësorit’, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe gjenerojnë një numër të madh tërmetesh.
Agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë deklaroi se nuk ka paralajmërim për cunami.
(BalkanWeb)
