Në studion e improvizuar jashtë ambienteve të televizonit informativ News24, moderatori Klevin Muka ka vijuar intervistat me kolegët gazetarë. Prej 9 ditësh kompleksi mediatik i Focus Media Neës është rrethuar dhe plaçkitur nga Policia e Shtetit, ajo Ushtarake dhe punonjësit e KAYO, ndërsa pas nxjerrjes së gazetarëve jashtë godinës, pa vendim gjykate dhe pa përmbarimin, fikën edhe pajisjet e transmetimit të News24.
E ftuara në vijim ishte moderatorja e News24, Nisida Tufa e cila u shpreh se prej 20 vitesh është pjesë e televizonit.
Më tej, Tufa shtoi se qytetarët po e mirëpresin rikthimin e tyre pasi puna e tyre më e mirë është dritarja e lajmit.
Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se gazetarët News24, BalkanWeb, Panorama e Gazeta Shqiptare duan të bëjnë punën e tyre dhe se ata do të rikthehen edhe më të fortë.
“Unë kam shumë vite që kam punuar tek gazeta shqiptare dhe më pas kam pasur edhe pozicione të tjera në News24 dhe janë afërsisht 20 vite.
Ne jemi gazetarë që duam të bëjmë punën tonë, dhe shumë qytetarë po e mirëpresin rikthimin tonë dhe unë besoj se ne do të rikthehemi përsëri.
Kam qënë me pushime kur me mijëra njerëz më kishin dërguar video që policia e kishte rrethuar dhe jam ndjerë shumë keq. Ne duhet të rikthehemi tek puna jonë sepse atë që ne dimë të bëjmë më mirë dhe misioni ynë është dritarja e lajmit. News24 është i pazëvëndësueshëm.
Kemi marrë shumë solidarizime nga shumë persona të njohur”, përfundoi Tufa.
(BalkanWeb)
