Një 57- vjeçar i identifikuar si Thodhori Braholli është arrestuar nga Policia në Kapshticë pasi transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia drejt qytetit të Korçës.
Blutë kanë sekuestruar mallrat e kontrabanduara në cilësinë e provës materiale.
Njoftim i Policisë:
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e DVKM Korçë, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë.
Nga kontrolli, në automjet janë gjetur produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”, si dhe u sekuestruan mallrat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
