Ministria e Jashtme ukrainase ka postuar një fotografi të qyteteve të shumta të vendosura në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, të cilat, sipas saj, tashmë janë “bërë hi nga ushtria ruse”.

Në një postim në X, ministria u kërkoi SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë perëndimorë të Kievit të ndërmarrin veprime “të forta dhe të koordinuara” që do të pengojnë agresionin e ardhshëm rus.

“Të gjitha këto qytete dikur ishin plot me ukrainas – fëmijë, familje. Ukrainas të cilët kriminelët rusë të luftës ose i kanë vrarë, kapur robër, transferuar me forcë ose i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre nën sulme të pamëshirshme – tani i quajnë cinikisht një “komb vëllazëror”.

Capture
Capture

Duke mos lënë asgjë tjetër përveç rrënojave, Putini ende kërkon të pushtojë dhe shkatërrojë më shumë, t’i shndërrojë qytetet e reja në të njëjtën shkretëtirë të pajetë. Lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër territorit të Ukrainës – është kundër vetë të drejtës së ukrainasve për të ekzistuar. SHBA-të, evropianët dhe partnerët e tjerë kanë forcën për ta bërë Rusinë të ndalet. Veprime të forta dhe të koordinuara të bazuara në drejtësi, sovranitet dhe integritet territorial të Ukrainës do të sjellin një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thujhet në postim.

Vladimir Putin thuhet se i ka thënë Donald Trump se në këmbim të Donetskut dhe Luhanskut – të cilët përbëjnë Donbasin – ai do të ndalonte përparimet e mëtejshme dhe do të ngrinte vijën e frontit në rajonin jugor ukrainas të Khersonit dhe Zaporizhzhisë, ku forcat ruse zënë zona të konsiderueshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb