Një 30-vjeçare ka rrezikuar të mbytet këtë pasdite në plazhin e Shën Janit, në Karaburun.
Gruaja ka marrë menjëherë ndihmën e parë nga pushuesit e pranishëm, të cilët u kujdesën për ta nxjerrë në breg.
Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë, ajo u shpëtua dhe më pas u transportua drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
