Lufta atje vazhdon ende – dhe Presidenti Zelensky sot do t’i bëjë të qartë presidentit amerikan Donald Trump se vrasjet duhet të ndalen përpara se të punohet për ndonjë marrëveshje paqeje.

Ai do të jetë i shoqëruar nga aleatë evropianë sot, duke paraqitur një front të bashkuar për të treguar qartë se Ukraina duhet të përfshihet në çdo diskutim për të ardhmen e saj – dhe se siguria e saj duhet të garantohet.

Presidenti Zelensky nuk do që të përsëritet takimi që pati me Trump-in në shkurt, në të cilin mori një qortim të ashpër nga Presidenti amerikan. Por që atëherë, ai ka kuptuar se duhet të ndryshojë qasjen në marrëdhëniet me Trump-in.

Në një deklaratë që ai postoi në rrjetet sociale këtë mëngjes, Zelensky tha se ukrainasit po luftojnë për tokën dhe pavarësinë e tyre.

“Jam i bindur se do ta mbrojmë Ukrainën,” tha ai, duke shtuar se populli i tij do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Presidentit Trump. “Shpresoj që forca jonë e përbashkët me Amerikën, me miqtë tanë evropianë, do ta detyrojë Rusinë të pranojë një paqe të vërtetë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: