Shtatë persona u vranë të dielën në një sulm nga persona të armatosur në një sallë biliardoje në Santo Domingo , në veriperëndim të Ekuadorit , mes një vale të vazhdueshme dhune në vend, tha policia.
Personat e armatosur të maskuar hapën zjarr ndaj njerëzve brenda sallës së bilardos në një lagje baresh në Santo Domingo, rreth 160 kilometra në perëndim të kryeqytetit Quito, sipas pamjeve video të postuara në mediat sociale.
#Atención #Ecuador || En #SantoDomingo de los Tsáchilas, la madrugada de este domingo 17 de agosto de 2025, se registró una masacre en la conocida Zona Rosa de Santo Domingo. El hecho ocurrió esta madrugada en el interior del billar “El Rinconcito” pic.twitter.com/zypOM3jfUN
— Primera Zona (@primera_zona) August 17, 2025
Masakra u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Policia informoi shtypin se ka “shtatë të vdekur nga plagët me armë zjarri, duke shtuar se po kryejnë “hetime për të hetuar aktin e dhunshëm dhe për të identifikuar autorët.
(BalkanWeb)
