Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj goditjes së medias informative News24.

Në një intervistë për News24, ai e cilësoi ngjarjen si një akt të paprecedent në Europë. Sipas tij, vjedhja e materialeve të gazetarëve përbën vepër penale dhe sulmi ndaj medias është tregues i një regjimi autokratik.

Salianji paralajmëroi se çdo përkrahës i kësaj situate do të përballet vetë me pasojat në të ardhmen.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji: Goditja ndaj News 24 ishte pabesi. U cenua dinjiteti i gazetarëve. Vjedhja e materialeve të gazetarëve është vepër penale. Jemi në kushtet e partisë-shtet dhe të regjimit. Rasti i News24 është i paprecedent në Europë, nuk ka ndodhur në Europën Perëndimore, ka ndodhur vetëm në vende afrikane e të pazhvilluara.

Gjej rastin të përshëndes çdokënd që ka reaguar në lidhje me situatën e paprecedentë tek News 24. Kjo është një qeverisje e kalbur, që godet në fund dhe fëmijën e vet. Kush duartroket sot, duhet ta dijnë se situata e keqe një ditë ju shkon tek vetja e vet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: