Në një intervistë për News24, avokati Genc Gjokutaj ka reaguar ashpër ndaj aksionit shtetëror kundër televizionit News24, duke e quajtur atë një akt të pastër vetëgjyqësie.
Sipas tij, kjo përbën një pengmarrje të fjalës së lirë dhe një precedent të rrezikshëm për lirinë e mediave në Shqipëri. Gjokutaj thekson se shteti po sillet si mbi ligjin, duke mos zbatuar vendime gjyqësore.
Ai drejtësinë shqiptare e konsideron të pavlefshme përballë vendimeve të Strasburgut.
Avokati Genc Gjokutaj: Ky është moment inkurajues për News24, se kundërshtari është kundër arsyes dhe fjalës së lirë. Ka entuziazëm tek shikuesit. Ky shtet, që masakroi News24, për ironi, edhe vetë News24 shikojnë sepse është TV me mendim të pavarur. Sulmi ndaj News24 është vetëgjyqësi shtetërore. Kjo është pengmarrje. Ardi Veliu ka qenë drejtori i Policisë dhe sot të merr peng.
Fatkeqësia e një medieje sot është fatkeqësia e një medieje nesër. Për mediat që kritikojnë shtetin, e gjejnë një Ardi Veliu. Fakti që nuk zbatuan vendimin e gjykatës, tregon se ata e dinë veten shteti vetë. Gjasme bëjnë armatim për Ukrainën, kjo është qesharake. Drejtësinë shqiptare e ‘gris’ Strasburgu.
