Policia ka dhënë detaje zyrtare lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Shkodër–Lezhë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shkodrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, kur një kamion, me drejtues shtetasin H. Sh., është përplasur fillimisht me një automjet tip veturë, me drejtues A. L., dhe më pas me një tjetër automjet, që drejtohej nga shtetasja A. H.

Si pasojë e përplasjes së trefishtë, një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb