Drejtoresha e News24, Anila Jole duke folur për rikthimin e transmetimit të këtij televizioni thekson se ishte botuesi i medias, që me një optimizëm të jashtëzakonshëm, arriti të realizojë që News24 të mos mungojë më në ekranet e shqiptarëve.
Pas një periudhe të gjatë pa akses në redaksi, ku punonjësit nuk lejuan të hynin, tani News24 është gati të vazhdojë me raportimin dhe gjithëpërfshirës për publikun shqiptar.
Jole nënvizon se gazetarët do të jenë të pandryshuar në misionin e tyre, duke i shërbyer gjithë audiencës pa dallim.
Drejtoresha e News24 Anila Jole:
Pas një jave nga ndërprerja e sinjalit, botuesi më dërgoi nje video, që më surprizoi. Në një sallë të madhe, pashë të montoheshin pajisje televizive, kamera dhe kolegë që punonin në drejtimin e tij. Kuptova që kishte filluar të konkretizonteë idenë që kishte për të ringritur një studio televizive dhe këtë po e bënin në një nga restorantet e kompanisë së tij. Stafi teknik punoi për 48 orë pa ndërprerje dhe mesnatën duke u gdhirë e hënë në ekranet e televizorëve doli sinjali dhe pamja e njhohur e News24.
Në sallën e restorantit janë improvizuar studioja, pulti i transmetimit dhe i regjisë si dhe Redaksia e gazetarëve, ku puna ka filluar që këtë të hënë.
Gjithçka që News24 të mos mungonte asnjë moment më shumë në ekranet e televizorëve.
Mesazhet dërguar të gjithëve ne ishin të shumta, shikuesit na përgëzojnë për rikthiumin në ekran dhe për mbushjen e atij boshllëku që ishte krijuar nga mungesa e sinjalit tonë.
Unë falenderoj gjithë kolegët e mi që qendruan me dinjitet, me durim dhe me përkushtim dhe që rifilluan të punojnë për të kryer misionin e tyre, atë të informimit të publikut.
(BalkanWeb)
