“Uzurpimi i godinës së News24 nga ana e Policisë Ushtarake dhe “KAYO” sh.a është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi pronari i vetëm me ligj është Bashkia e Tiranës”.
Kështu u shpreh këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, Dorjan Teliti në studion e News24.
Teliti tha se në momentin që kërkohet tjetërsimi i pronës, duhet që pronari të shprehet. Por në këtë rast, pronari, pra Bashkia e Tiranës nuk është shprehur.
“Pyetja ime është a është shprehur pronari që më pas të shprehej qeveria. Jo nuk është shprehur këshilli bashkiak, nuk është shprehur as qeveria për një kërkesë të këshillit bashkiak për ta tjetërsuar pronën”, tha Teliti në intervistën e tij në studio me moderatorin Renaldo Salianji.
Dorjan Teliti: Pronat publike kanë 2 pronarë, shtet e privat. Të dyja godinat pjesë e News24, kanë qenë në pronësi të këshillit bashkiak, pra bashkisë së Tiranës.
Në momentin që kërkohet tjetërsimi i pronës, duhet që pronari të shprehet. Pyetja ime është a është shprehur pronari që më pas të shprehej qeveria. Jo nuk është shprehur këshilli bashkiak, nuk është shprehur as qeveria për një kërkesë të këshillit bashkiak për ta tjetërsuar pronën.
Për faktin që bashkia Tiranë është pronari, të gjitha vendimarrjet, aktet ligjore nuk kanë dal nga Bashkia por qeveria duke e bërë nul këtë veprimtari. Pasi nuk është pronë qeveria. Ne kemi kërkuar mnë këshillin bashkiak praktikën që nuk ka ardhur në këshill ska prkatikë as kërkesë drejtuar këshillit, as vendimarrje të këshillit bashkiak. Ligjërisht këshilli bashkiak është pronar i parcelave të tokës ku funksiononte News24,
Në shtator do ta përfshijmë në agjendën e mbledhjes së këshillit bashkiak, ne s’mund të tolerojmë që autoritetee të tjera të tjetërsojnë pronën e bashkisë, ne do e bëjmë që mbledhjen e parë të këshillit, ne duam transparencë, duam të mbrojmë interësin publik, që duhet të jetë interesi i vetëm i çdo politikani.
Kur kemi kërkuar nga ana e kompanisë KAYO nuk kemi marrë asnjë përgjigje, zero.
(BalkanWeb)
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
“Detyra e gazetarëve është mohuar në shkelje të Kushtetutës”, Teliti: Do të paguhet dëmshpërblim për News24. Sot Ardi Veliu vendos kush futet në godinën e televizionit
-
“U zhvillua një operacion policor për mbylljen e News24”, Xhafo: Praktikë si në Rusi! OSBE dhe ndërkombëtarët e dënuan rëndë aktin
-
Sulmi ndaj News24, kryeredaktori i “Në Shënjestër”: S’e dimë sa dosje janë marrë, raftet i gjetëm të shqyer. Videot kompromentuese i kemi në…
-
“Mbyllja e medias dëmton njerëzit e thjeshtë”, Lisandër Hoxha: Balluku, njeriu më i pahetuar në vend, ‘tigrat’ e saj harxhojnë 20 mln dollarë në vit
-
“Institucionet do të japin llogari përse vepruan në mënyrë banditeske”, Myzyraj: Do të vijnë misione të huaja faktmbledhëse për atë që ndodhi në News24
-
Heqja e sinjalit të News24 dhe pengimi i gazetarëve të aksesojnë në godinë, Isa Myzyraj: Reagimi i OSBE-së tregoi se situata është serioze e delikate
-
“News24 po vuan arbitraritetin e pushteteve”, Prençi: ‘KAYO’ nuk është pjesë e Shtabit të Ushtrisë, forcat policore janë në shkelje të Kushtetutës
-
“Lajm shumë i mirë që News24 u rikthye në transmetim normal”, Belind Këlliçi: Fakti që shoqatat ndërkombëtare ishin pro News24, tregon dhunën e shtetit
-
“Vetting, i vetmi emision që flet për aferat e Ballukut”/ Sulmet ndaj News24, Këlliçi: Çmenduria s’ka fund, vazhdon të mos zbatohet vendimi i Gjykatës
-
Sulmi ndaj News24/ Analisti Shpend Gashi: U tentua të mbyllej një media me 250 punonjës. Më kanë bërë oferta të hesht…
-
Agresioni ndaj News24, Ahmataj: Është bërë masakër në dosjet e mia. Drejtuesit e TV s’më kanë censuruar asnjëherë punën time
-
“Të ndërpritet menjëherë bllokada ndaj Focus Media Group”, MFFR kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës: Çdo ditë ndërprerjeje është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias!
-
“Ka gjenocid ndaj mediave” – Balliu: News24 ka denoncuar afera monstruze, prandaj u tentua të mbyllej
-
Rikthimi i transmetimit të News24, drejtoresha Anila Jole: Botuesi i mediave me optimizëm të jashtëzakonshëm, gjithçka u bë gati për 48 orë
-
Agresioni ndaj News24! Genc Gjokutaj: Përfaqësuesi i shtetit gënjeu në Gjykatë. Duhet bërë reformë e qenësishme në drejtësi
-
‘Kjo është pengmarrje’- Genc Gjokutaj: Sulmi ndaj News24 është vetëgjyqësi shtetërore. Drejtësia jonë shkruan mijëra fletë, ia ‘gris’ Strasburgu
-
“Kush është Ardi Veliu të mos na lejojë të bëjmë detyrën? Do të mbajë përgjegjësi” – Çelmeta: Efektivët u detyruan të bllokonin News24. Ja mesazhet që më dërgonin
-
Rikthimi i transmetimit të News24, Jola Hysaj: Fitore e rezistencës së gazetarëve. Mësim për të gjithë, që mos dorëzohemi