Një aksident fatal ndodhi mesditën e së hënës në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia nw Greqi, në pikën e pagesës Iasmos, kur një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, duke rezultuar në vdekjen e tre personave, shtetas shqiptarë dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve.
Mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes – duke rezultuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.
Sipas informacioneve, kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 banorë shqiptarë të Athinës, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina.
View this post on Instagram
Mjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta.
View this post on Instagram
Raportohet se shoferi bullgar i kamionit është plagosur rëndë. Zjarri u përhap edhe përreth Autostradës Egnatia, në zonat rurale. Pak pas orës 16:00, përfundoi devijimi i përkohshëm i trafikut të automjeteve në autostradën Egnatia Komotini – Xanthi, i cili kryhej nëpërmjet rrjetit kombëtar Komotini – Porto Lagos – Xanthi.
