Sirena sulmesh ajrore janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ndërsa liderët evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndërsa pjesa më e madhe e fokusit të sotëm është te zhvillimet diplomatike në SHBA, lufta në Ukrainë vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Të paktën shtatë persona u vranë në Kharkiv, dhe tre persona u vranë gjithashtu në rajonin e Zaporizhzhies.

Më herët, presidenti ukrainas raportoi se ka patur viktima fëmijë midis të vrarëve në sulmet ruse gjatë natës.

Zelenskyy tha se “mbrëmë, sulmet ruse në qytetet tona vazhduan – midis të vrarëve ishin dy fëmijë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

“Njerëzit thjesht flinin kur ushtria ruse nisi sulmet mbi qytetet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb