Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërprerë takimin me liderët europianë në Uashington për t’i bërë një telefonatë presidentit rus, Vladimir Putin, sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja gjermane Bild.

Sipas raportimit, bisedimet me liderët e Europës do të vazhdojnë pas përfundimit të telefonatës.

Fillimisht Trump kishte deklaruar se do ta kontaktonte Putinin pas përfundimit të takimit, por duket se e ka bërë këtë gjatë zhvillimit të bisedimeve.

Ky veprim shihet si një lëvizje e papritur që mund të ketë ndikim në diskutimet për garancitë e sigurisë ndaj Ukrainës dhe procesin e paqes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb