Ish-ambasadori Mal Berisha ishte sot në studion e Neës24, ku me Nisida Tufën komentoi atë që ndodhi ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë me takimin presidentit Donald Trump me Volodymyr Zelenskyn dhe liderët e BE, takim që vinte pas samitit me Vladimir Putin në Alaskë.
Zoti Berisha u ndal fillimisht tek ajo që ndodhi me Neë24 dhe sulmin ndaj medias duke mos lejuar gazetarët të futën në redaksi.
“Dëshira e njerëzve për t’u informuare është jashtëzakonisht e madhe. Kujtoj kohën e diktaturës që dëgjonim radio të improvizuara sinjale nga jashtë apo përdornim kanoçe për të shmangur zhurmuesit. Shembujt po i jap për atë që ndodhi me Neës24, kemi nevojë dhe jam shumë i lumtur që jeni sërish në transmetim”, tha ai.
Duke u rikthyer në takimin në Zyrën Ovale, ish-ambasadori u shpreh se Putin po vepron sot si dikur Hitleri dhe se liderët e botës duhet të tregohen të fuqishëm mjaftueshëm që të mos e lënë të kryejë aktin e papërgjegjshëm në futjen e botës në luftë.
“Sytë e të gjithë botës ishin dje nga Uashingtoni. Për njerëzimin he botën do të thotë që në momente historike si këto që po kalojmë vëmendja e liderëve duhet të mos shkëputet nga ngjarje që mund të prishë atë që është ndërtuar në mënyrë të tillë që të sjellë stabilitet. Ka një lloj ngjashmërie që një Putin në Moskë po vepron thuajse në të njëjtën mënyrë siç veproi Hitleti duke tërhequr pas vetes botën me frikën se mund të ndodhë diçka më e madhe. Liderët botërorë duhet të jenë edhe më të fuqishëm e të ndërpresin atë që po ndodh. Besoj se Trump po përdor edhe karrotën por në të njëjtën kohë edhe shkopin ndaj Putinit.”, tha ai.
Zoti Berisha vlerësoi punën diplomatike të bërë nga Presidenti amerikan, duke shtuar se nëse do të veprohej siç ka ndodhur më parë mes SHAB dhe Rusisë, mund të ndodhë që foorcën e fjalës ta zëvendësojë ajo e armës.
“Fakti që Putin i ngre telefonin Donald Trumpin, edhe pse e priti Zelenskyn në një mënyrë më të mirë se herën e parë, dhe e vendosi Zelenskyn krah liderët më të fuqishëm botërorë.
Tregon se mjeti diplomatik që po përdor Trump është i domosdoshëm. Ndryshe do të kishim një konflikt verbal që do të çonte në poshtërimin e të dy palëve dhe fjalën do ta zëvendësonte arma. Mendoj se takimi i djeshëm është një nga aktet historike”, tha ai.
