Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer do të kryesojë një takim virtual të “koalicionit të vullnetshmëve” këtë mëngjes pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Downing Street ka thënë se kryeministri do t’i informojë udhëheqësit mbi rezultatet e bisedimeve dhe do të diskutojë hapat e mëtejshëm.

E udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, iniciativa mund të shihte trupa nga një numër vendesh evropiane dhe të NATO-s të vendosura në Ukrainë si paqeruajtës me qëllim që të pengonin Vladimir Putinin të riarmatosej dhe të sulmonte përsëri në të ardhmen.

Trump tha se SHBA-të do të ofrojnë garanci sigurie dhe nuk përjashtoi dërgimin e trupave amerikane për të zbatuar çdo marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës diçka që sekretari i përgjithshëm i NATO-s e quajti një “përparim të vërtetë”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb