Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, dënoi ashpër ndërhyrjen e shtetit te News24, duke e cilësuar atë si një sulm brutal dhe të paligjshëm.
Ai theksoi se media dhe qytetarët janë përballur me presion të njëjtë nga “hordhitë e regjimit”.
Vasili falënderoi News24 për qëndrimin e fortë dhe refuzimin e mbylljes, duke nënvizuar rëndësinë e lirisë së medias. Ai kërkoi që shteti të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara gjatë ndërhyrjes në godinat e televizionit.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili: Me hordhitë e regjimit edhe ne, edhe ju jeni ekspozuar shumë. Hordhitë e regjimit nëse mbani mend hodhën në erë edhe pishinën te Prestige Resort. News24 nuk u tërhoq pas sulmit dhe ky është lajm i mirë. Ndërhyrja në TV ishte shumë e rëndë, sepse kuptohet se çfarë mund të ndodhë me qytetarët e thjeshtë që përballen me këtë qeveri.
Shteti kishte hallin t’ia mbyllte gojën News24. Ndërhyrja te News24 ishte e paligjshme, shteti të dëmshpërblejë dëmet gjatë mbylljes brutale në godinat që kishit.
