Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vuno ku një 94-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga muri i banesës së tij.

Si pasojë e dëmtimeve, i moshuari ka humbur jetën.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet për vlerësim, pasi më datë 17.08.2025, është rrëzuar aksidentalisht nga muri i banesës së tij, në fshatin Vuno, shtetasi K. S., 94 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb