Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnjë.

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një motoçikletë, duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të motoçikletës. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit rrugor, e cila po menaxhon trafikun e rënduar nga përplasja, ndërsa pritet mbërritja e policisë shkencore për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të dokumentuar shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb