Gazetari dhe analisti Agim Baçi ka komentuar sjelljen e pushtetit dhe rolin e opozitës në skenën politike shqiptare, duke theksuar se mungesa e një alternative të besueshme ka ndihmuar në forcimin e arrogancës qeverisëse.

“Sjellja e pushtetit është lejuar edhe nga opozita e dobët që kemi sot. Opozita nuk merr vendime, por mbi të gjitha nuk ka krijuar një alternativë të besueshme për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Baçi.

Ai tha se qeveria ka shmangur çdo formë llogaridhënieje, duke evituar përballjet dhe duke shpërfillur institucionet e tjera, gjë që sipas tij është tregues i arrogancës së pushtetit. “Kur nuk jep llogari asnjëherë, si mund të jesh i besueshëm për zbatimin e ligjit?”, pyeti analisti.

Sipas Baçit, edhe pse herë pas here zhvillohen aksione apo nisma të bujshme, ato tregojnë më shumë mungesën e zbatimit të ligjit në të shkuarën sesa një përkushtim të qëndrueshëm ndaj tij.

“Shohim shpeshherë që bëhen aksione, por kjo tregon se nuk ka pasur zbatim të ligjit më parë”, theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb