Aktori i njohur Neritan Liçaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me perspektivën evropiane të Shqipërisë, duke u shprehur se vendi nuk ka asnjë shans për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në kushtet aktuale.

“Nuk do të futemi në Bashkimin Evropian. Berisha la vetëm 3 kapituj për t’u përmbushur kur iku, ndërsa tani kemi 16 kapituj për të përmbushur,” tha Liçaj, duke nënvizuar se procesi i integrimit është bërë edhe më i vështirë.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e kapaciteteve ushtarake të vendit: “Ne nuk kemi as ushtri, as mjete të blinduara. Edhe Mali i Zi na pushton po të dojë. Nuk kemi si të hyjmë në BE në këtë gjendje.”

Duke folur për qeverisjen, Liçaj u shpreh i ashpër: “Shteti sillet si gangster. Për më tepër janë edhe injorantë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb