Gazetari dhe analisti Ben Andoni, i ftuar në studion e News24, ka komentuar mbi sulmin ndaj televizionit, duke e cilësuar veprim të nxituar dhe të panevojshëm.
“Autoritete shumë të larta si Bashkimi Evropian dhe të tjera kanë thënë se sekuestrimet dhe veprimet ndaj News24 janë të tepruara dhe nuk duhet të bëheshin. Televizionit duhet t’i lejohej të vijonte punën dhe çështjet e tjera të zgjidheshin në mënyrë burokratike,” u shpreh Andoni.
Ai vuri në dukje mënyrën e kryerjes së veprimit, që sipas tij ngre më shumë pikëpyetje:
“Më ka shqetësuar mënyra si u krye me befasi, në muajin gusht, në një kohë të vështirë. Sa më shumë kalon koha aq më shumë shteti ynë përpiqet të relativizojë gjithçka.”
Një tjetër problematikë që ngriti analisti ishte mungesa e strukturave që mbrojnë punonjësit e medias:
“Nuk ka gjendje më tragjike sesa mungesa e ekzistencës së sindikatave për të ngritur zërin në lidhje me këto problematika. Ka një shqetësim të madh për relativizimin e kësaj ngjarjeje,” theksoi Andoni.
