Analisti i njohur Fatos Lubonja, gjatë një interviste në studion e News24, e ka cilësuar një akt dhune dhe banditeske sulmin e policisë ushtarake ndaj News24.
Lubonja tha se me këtë, qeveria tregoi se ligji për të nuk ka asnjë vlerë.
“A s’mund të presësh ti nëse ke respekt minimal për ligjin, të shprehet gjykata? Sepse cështja e godinës ishte në proces gjyqësor. Fakti që ti e merr godinën më përpara dmth se ti e di vendimin e gjyqit”, tha Lubonja.
Sipas tij, edhe sjellja e policisë ndaj gazetarëve ishte skandaloze.
“Mirë që gjyqi ishte për këtë pronë, mirë që nuk vjen përmbarimi, por me cfarë vendim gjykate konfiskon dhe merr materialet e gazetarëve, kishe ndonjë sinjal që po bëhej krim.
Nuk mund të lejoheshin këta njerëz që minimalisht të merrnin materialet, veshjet, kostumet, kompjuterat. A s’mund të bëhej minimalisht një akt i tillë dhe të vinin ti merrnin. Ishte akt dhune dhe këtë e bën shteti”, tha analisti Fatos Lubonja.
Fatos Lubonja: Duhet ta shohim në 2 kënde, më i gjerë dhe më i ngushtë.
Këndi i gjerë, ishte një akt i një pushteti që mendon se është bërë i gjithpushtetshëm, një shpërdorim i pushtetit në mnëyrë skandaloze që u parapri në të tjera akte.
Kini parasysh atë që ndodhi me pushtetin lokal, sigurisht që kjo u jep pastaj pushtet e fuqi dhe njerëzve të tjerë që në mënyrën më skandaloze të sulmojë dhe nxjerrë jashtë një televizion ku gjëja më tipike e këtyre pushteteve është ndjenja e mospasjes frikë nga ligji.
Në rastin konkret, ishte një pronë në gjyq, ishte cështja se si do të shkonte fati i News24.
Me cfarë, përvecse se me ndjenjën se ligji ska vlerë, a s’mund të presësh ti? Nëse ke respekt minimal për ligjin, atëherë nuk mund të respektohet drejtësia dhe pastaj ti vendos që këtë ambient e merr KAYO etj.
Fakti që ti e merr më përpara dmth se ti e di dhe vendimin e gjyqit. Për të mos folur për sulmet, i cohet përmbarimit vendimi i gjykatës, s’mund të vijë si banditë me ca njerëz e të thotë dil nga shtëpia, vjen përmbarimi me afate kohore.
E treta që është skandaloze, mirë që gjyqi ishte për këtë pronë, mirë që nuk vjen përmbarimi, por me cfarë vendim gjykate konfiskon dhe merr materialet e gazetarëve, kishe ndonjë sinjal që po bëhej krim. Nuk mund të lejoheshin këta njerëz që minimalisht të merrnin materialet, veshjet, kostumet, kompjuterat. A s’mund të bëhej minimalisht një akt I tillë dhe të vinin ti merrnin. Ishte akt dhune dhe këtë e bën shteti.
Ka shumë gjëra që ulërasin dhe janë mesazhe për të gjithë.
Moslejimi i gazetarëve të News24 në godinën që ka kontratë në 2033
Arsyeja e cenimit të sigurisë që ngre “KAYO” është e pajustifikueshme, nëse ka cënim sigurie, do duhet të kompensojë pronarët e tokës.
Ky është banditizëm, nuk respektohet asnjë ligj, pas 30 e kusur vitesh që na vijnë ndërkombëtarët e na japin leksione, shteti degradon, lihet në dorë të njerëzve të krimit.
Ram ka mbështetjen e pjesës politike më të dobët e Evropës
Reagimi i ndërkombëtarëve ishte i mefshtë, ata reaguan pas vendimit të gjyqit.
