Hetimet nga Zyra e Prokurorit Publik të Berlinit zgjatën plot tre vjet, siç zbuloi televizioni publik gjerman (ARD) dhe sipas raportimeve ish-ministri i transportit Andreas Sauer, dikur zyrtar i lartë i Unionit Social-Kristian të Bavarisë (CSU) në qeverinë e Angela Merkel, thirret për të dalë para gjykatës, i akuzuar për dëshmi të rreme në një komision hetimor parlamentar.

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj ish-ministrit të Shtetit, Gerhard Schulz. Për këtë vepër penale, Kodi Penal Gjerman parashikon një dënim deri në pesë vjet burg.

Sipas Zyrës së Prokurorit, dyshohet se Sauer nuk i tha të vërtetën komisionit që po hetonte “dështimin politik” të taksës për përdorimin e autostradave nga shoferët e huaj. Që në fillim, kjo masë u kontestua gjerësisht dhe shumica e ekspertëve ligjorë parashikuan se do të rrëzohej nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

I gjithë procesi i kushtoi shtetit gjerman mbi 240 milionë euro në kompensime. Megjithatë, ideatori i masës nuk ishte vetë Sauer, por paraardhësi i tij në Ministrinë e Transportit, Alexander Dobrindt, i cili aktualisht mban postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e Friedrich Merz.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb