Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer momentet e vështira pas sulmit të ndodhur ndaj Neës24, ku redaksia dhe godinat u uzurpuan nga KAYO dhe Ardi Veliu. Ajo tha se të shtunën ushtria e policia rrethoi vendin e punës duke krijuar një situatë aspak të mirë për t’u përjetuar.

Lala u shpreh se News24 ishte një logo e cila i mungonte shqiptarëve, si televizioni më i madh informativ në vend. Ajo që është e rëndësishme sipas gazetares është që News24 është tashmë në raportim direkt dhe shqiptarëve po u përcillet sërish lajmi i fundit.

“Gazetarët më të mirë e kanë bërë historinë duhet raportuar nga terreni dhe nga zonat e luftës.
Neës24 është televizioni më i madh informativ në vend dhe ishte një logo që mungonte në televizionet e shqiptarëve.
Ne jemi tashmë në një shtëpi të re dhe duhet kohë e punë që të përgatitet gjithçka dhe të mësohemi me ndryshimet, por e rëndësishme është që jemi live dhe raportojmë lajmin”, tha ai.
Lala foli edhe në lidhje me një shqetësim jo vetëm të saj, por të të gjithë gazetarëve të Neës24 që kanë në kompjuterat e punës dhe ata personalë në redaksi, të dhënat në lidhje me çështje që ishin në ndjekje e sipër si dhe kontaktet dhe burimet respektivë.
“Kompjuteri im ende nuk është marrë nga unë, ndodhet në redaksinë që funksiononte në godinën për të cilën ka kontratë qiraje deri ne 2033. Unë normalisht të dhënat I kam minimalisht në një kopje, por në kompjutera kam burime, informacionit, dosjet, kontaktet, që janë të shenjta për një gazetar.
Nuk më vjen mirë që kompjuteri im është i konfiskuar dhe i vjedhur do të thoja”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb