Pas mbi pesë orësh në SPAK, Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me çështjen e kryebashkiakut, por dha shpjegime dhe për marrëdhënien financiare që kishte me kunatën e tij, Ajola Xoxa.

Jashtë dyerve të godinës së xhamtë, Arbër Veliaj tha se u paraqit vullnetarisht, por nuk bëri asnjë koment lidhur me pytetjet që i drejtuan prokurorët e posacëm.

“Erdha vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim”, u shpreh ai.

SPAK ka urdhëruar në muajin dhjetor të 2024 kontrolle në bizneset e Arbër Veliaj dhe sekuestrimin e celularit të tij në kuadër të hetimit të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.

Erion Veliaj është marrë i pandehur për 4 akuza të rënda, bashkë me gruan e tij Ajola Xoxa, familjarë dhe bashkëpunëtorët të kësaj të fundit, biznesmenë, kompani e OJF.

Ditët e fundit, kryebashkiaku ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme pavlefshmërinë e akteve të dosjes, duke pretenduar shkelje të rënda proceduriale të kryera nga SPAK.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb