Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në News24, reagoi ashpër lidhur me sulmin e paprecedentë ndaj televizionit dhe grupit të mediave të lidhura me të, duke i cilësuar ato si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë.
“Kjo është një goditje ndaj fjalës së lirë pasi gazetarët u ndaluan të hyjnë në godinën e tyre ku ushtrojnë profesionin.
Sipas tij, sulmet ndaj medias nuk do të ndalen: “Mund të presim të tjera goditje nga kjo mazhorancë dhe ky kryeministër. Kur goditet media, goditet fjala e lirë.”
Baçi shtoi se News24 është një nga televizionet më të besueshme për qytetarët dhe se çdo sulm ndaj tij është një sinjal i rrezikshëm për demokracinë.
“Kjo është një goditje ndaj fjalës së lirë pasi gazetarët u ndaluan të hyjnë në godinën e tyre ku ushtrojnë profesionin. Jetojmë në një regjim, ky është regjimi. Një individ i vetëm për pakënaqësitë që ka dhe mërzitjen që i shkaktohet nga fjalët që i shkojnë tregon forcën si individi kryeministër që nuk njeh asnjë institucion apo ligj. Mund të presim të tjera goditje nga kjo mazhorancë dhe ky kryeministër. Kur goditet media goditet fjala e lirë”, tha ai.
(BalkanWeb)
