“Kam ardhur për të zbatuar planet e IDF-së për kapjen e Qytetit të Gazës dhe mposhtjen e Hamasit. Në të njëjtën kohë, kam udhëzuar që të fillojmë menjëherë negociatat për lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe përfundimin e luftës me kushte të pranueshme për Izraelin.”

Ky njoftim u bë gjatë një vizite në Rripin e Gazës, duke theksuar se “këto dy objektiva – mposhtja e Hamasit dhe lirimi i të gjithë pengjeve tona – shkojnë dorë për dore”.

Ndërkohë, pak më herët, 20 shtete nënshkruan një deklaratë të përbashkët kundër Izraelit, në mënyrë që mos zbatonte planin që ndante Palestinën në dy pjesë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb