Ndërkohë që bisedimet për paqe mes Rusisë-Ukrainës janë tema kryesore e diplomacisë botërore, Donald Trump, iniciatori kryesor javën e fundit për të ndalur luftën, është i mendimit që për dy javë do të mësohet nëse do të arrihet paqja.

“Do ta dimë brenda rreth dy javësh nëse mund të arrijmë paqe në Ukrainë dhe pastaj mund të na duhet të miratojmë një strategji të ndryshme”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë me prezantuesin e radios Todd Starnes.

Sipas disa zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, që folën për “The Guardian” ditën e sotme, Trump pret një takim direkt mes Putin dhe Zelenskyt, pastaj mund t’i bashkohet këtyre bisedimeve, pasi do të kuptojë deri në cilën pikë dy vendet mund të jenë në gjendje për të ndalur luftën, ose ndoshta nuk duan ta ndalin atë, sidomos Rusia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb