Tetë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me dron ndaj një helikopteri policie në Kolumbinë veriperëndimore .
Një oficer policie i tha AFP-së se sulmuesit kishin “ngacmuar” një grup njerëzish të ngarkuar me shkatërrimin e të mbjellave të tokës. Ata gjithashtu përdorën një dron për të sulmuar një nga helikopterët që i transportonin, duke shkaktuar rrëzimin e tij.
Materiale vizuale po qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat tregojnë një helikopter që fluturon, përpara një shpërthimi dhe rënies
🚨 SHOCKING: 10+ Colombian police officers killed, several injured in helicopter shootdown during high-stakes anti-drug op! #Colombia #BreakingNews #Police pic.twitter.com/hd6bIcC8kk
— NewsDaily🪖🗞️🚨 (@XNews24_7) August 22, 2025
Fillimisht, policia ia atribuoi sulmin kartelit Clan del Golfo, grupit më të madh të armatosur që vepron në Kolumbi. Megjithatë, Ministri i Mbrojtjes Pedro Sanchez më vonë e korrigjoi këtë informacion.
Sipas Sanchez, i cili foli nëpërmjet X, konfirmoi se ishte një sulm nga “E36”, i cili është “një organizatë kriminale disidentësh, pjesë e të ashtuquajturit kartela Calarca.
(BalkanWeb)
