Presidenti kinez Xi Jinping do të presë homologun e tij rus Vladimir Putin , Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe më shumë se 20 krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish këtë muaj për samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, tha të hënën Pekini.
Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të mbahet në qytetin e Tianjin më 31 gusht dhe 1 shtator. Kjo vjen vetëm disa ditë para një parade të madhe ushtarake në Pekin për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
SCO përbëhet nga 10 vende, përfshirë Kinën, Rusinë, Iranin, Indinë, Pakistanin dhe vendet e Azisë Qendrore. Synon të kundërshtojë organizatat perëndimore dhe të forcojë bashkëpunimin midis vendeve anëtare në fusha të tilla si politika, siguria, lufta kundër terrorizmit dhe tregtia.
Më shumë se 20 udhëheqës të huaj, përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi dhe presidentin rus Vladimir Putin, do të marrin pjesë në samit, më i rëndësishmi që nga themelimi i SCO-së, u tha gazetarëve sot zëvendësministri i Jashtëm kinez Liu Bin .
Pritet që të marrin pjesë edhe udhëheqës të tjerë, përfshirë presidentin iranian Masoud Peskov , presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.
(BalkanWeb)
