Në studio në News24 ishte e ftuar gazetarja Luljeta Progni e cila diskutoi për sulmin ndaj televizionit News24 disa ditë më parë nga forcat policore.

Ajo tha se në sulmin ndaj News24 ishte ndalur liria e fjalës dhe se mediat në Shqipëri kanë pasur probleme.

Progni shtoi më tej se gazetarët u penguan të merrnin sendet e tyre personale duke i ekspozuar ata kundrejt një rreziku.

Gjatë fjalës së saj gazetarja Progni shprehu keqardhje edhe për mungesën e solidaritetit të kolegëve gazetarë dhe mediave të tjera ndaj televizionit News24.

Sipas saj mediat nuk kanë qënë kurrë të lira në Shqipëri.

“Në sulmin e News24 , u ndal liria e fjalës . Gjithmonë mediat në Shqipëri kanë patur probleme. Është bërë një bllok i madh ndaj medias nga policia.

Ndërhyrja dhe marrja e sendeve personale të gazetarëve i ka vendosur ata përballë një rreziku.

Ajo që mua më lëndon ishte mungesa e solidaritetit ndaj gazetarëvë të News24 nga kolegë të tyre dhe në mediat e tjera. Është cënuar edhe liria. Media nuk ka qënë kurrë e lirë në Shqipëri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb