Ndue Mylyshi, një 61-vjeçar shqiptar, humbi jetën tragjikisht pasi u qëllua për vdekje dy ditë më parë nga qiramarrësi i tij pas një përleshjeje në lagjen Itterbeek të Anderlecht, Belgjikë.

Ndue ishte pronari i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”. Lidhur me këtë ngjarje, reagoi aktori i famshëm Jean-Claude Van Damme.

Nga një spital në Francë, ku tha se po shërohej nga një operacion në shpinë, Van Damme u ngrit dhe bëri simbolin e shqiponjës në nder të 61-vjeçarit shqiptar.

Përmes postimit të tij, Van Damme shprehu ngushëllime familjes së mikut të tij Ndue Mylyshi, i njohur edhe si Noel.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb