Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack ishte e ftuar sot në studion e News24, ku komentoi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rolin e lirisë së medias në një demokraci funksionale.
Ajo u ndal veçanërisht te situata e krijuar pas ngjarjes së pak ditëve më parë që përfshiu median më të madhe informative në vend.
Pack e quajti bastisjen e redaksisë së News24 si një tentativë për t’u mbyllur gojën gazetarëve, ndërtsa theksoi se pa lirinë e mdias është e vështirë të kuptohet ajo që po ndodh në vend.
“Këtu, në studiot tuaja të improvizuara është bukur por mendoj se si autokratët sillen përballë medias, e kam parë e kam lexuar dhe është për të intimiduar gazetarët, për t’i heshtur ata sepse pa lirinë e medias ka shumë problem për të kuptuar se çfarë po ndodh. Ka shumë politikanë sot që punojnë për policinë, politikën, janë të lidhur me kriminelë, ndërkohë që politikanët duhet të punojnë për qytetarët”, tha ajo.
(BalkanWeb)
