Ish-eurodeputetja Doris Pack ishte e ftuar në studion e News24, ku theksoi rëndësinë e medias së lirë dhe rolin thelbësor të gazetarëve në shoqëri.
Ajo u drejtua me një mesazh të fortë për gazetarët e News24 dhe gjithë Shqipërisë.
“Kemi nevojë për gazetarët, ata përpiqen të informojnë njerëzit dhe zbulojnë realitetin. Gazetarët janë ata që gjejnë faktet dhe investigojnë lidhjet mes krimit dhe politikës,” tha Pack.
Doris Pack vuri në dukje se lufta kundër korrupsionit dhe lidhjeve të errëta mes krimit dhe pushtetit është vendimtare për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin europian të vendit.
Doris Pack: Kemi nevojë për gazetarët, ata përpiqen të informojnë njerëzit. Na duhen ata që investigojnë dhe zbulojnë realitetin. Duhet të jemi të lumtur që kemi gazetarë që bëjnë investigime për të parë lidhjet mes krimit e politikës. Gazetarët janë ata që gjejnë faktet dhe shpresoj që gazetarët në Shqipëri po bëjnë punën e tyre, aq më tepër në Shqipëri ku një gjë e tillë është e rrezikshme.
