Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, janë identifikuar gjithsej 10 zjarre aktive.
Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar, është arritur të shuhen dhe të mbahen nën kontroll 9 prej tyre, ndërsa vetëm një vatër zjarri vijon të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
Forcat zjarrfikëse, në bashkëpunim me strukturat lokale, shërbimin pyjor, policinë dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me efikasitet për të minimizuar dëmet dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve në zonat e prekura. Zjarret janë vënë nën kontroll dhe fikur në vendet e mëposhtme:
Fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, Bashkia Tiranë
Fshati Roskovec, njësia administrative Roskovec, Bashkia Roskovec
Fshati Shkjezë, njësia administrative Bushat, Bashkia Vau-Dejë
Fshati Jeran, njësia administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe
Zona e hekurudhës në Fier, njësia administrative Fier, Bashkia Fier
Pylli i Sodës, njësia administrative Nr. 4, Bashkia Vlorë
Fshati Lapardha, njësia administrative Kotë, Bashkia Selenicë
Fshati Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, Bashkia Tiranë
Fshati Brataj, njësia administrative Brataj, Bashkia Selenicë
Ndërkohë, në Parkun Natyror Gërmenj, Bashkia Kolonjë, zjarri po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren janë angazhuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, të cilat kanë arritur ta mbajnë situatën nën kontroll.
Institucionet përgjegjëse vazhdojnë monitorimin e vazhdueshëm të zonave të prekura dhe mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë në rast të ndonjë emergjence të re.
