Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 59”.

I arrestuari është shtetasi Z. Z., lindur dhe banues në fshatin Cukalat të Beratit, i cili u lokalizua në Fier dhe u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Për këtë vepër, ligji italian parashikon deri në 10 vite burg.

Interpol Tirana ka nisur procedurat e ekstradimit në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb