Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, përcjell një video duke treguar Ramën premtimet e tij, mes të tjerash ndërtimin e katër aeroporteve.

Sipas Vasilit, realiteti i këtij mashtrimi të Ramës është që në vitin 2025, kur edhe mandati i tij i tretë ka mbaruar, prap kemi një dhe vetëm një aeroport, Rinasin.

Postimi i Vasilit:

Kur gënjeshtari as skuqet dhe as zverdhet!

Rama premtoi me gojën plot në vitin 2021 se do të ndërtonte katër aeroporte deri në fund të mandatit të tij tretë.

Realiteti i këtij mashtrimi të Ramës është që në vitin 2025, kur edhe mandati i tij i tretë ka mbaruar, prap kemi një dhe vetëm një aeroport, Rinasin.

Që të thotë ndonjëherë, ndonjë gjë të vërtetë, për Ramën është absolutisht e pamundur, sepse seriozitetin dhe përgjegjshmërinë për atë që premton, ai nuk e njeh gjëkundi.

Sezoni turistik sivjet ishte dështim i paralajmëruar, sepse turizmi me gënjeshtra dhe me propagandë idiote, si kjo e Ramës, nuk bëhet kurrë.

Kur gënjeshtra dhe paaftësia bëhen bashkë, vetëm prapambetje, injorancë dhe varfëri do të ketë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb