Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njofton se sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelensky ka dekoruar 14 kryeparlamentarë,
deputetë, senatorë e kongresmenë të ShBA dhe vendeve europiane.

Mes tyre është edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi.

Kryeparlamentares Spiropali iu akordua Çmimi i Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”.

Spiro
Spiro

“Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare, për çmimet e merituara që u janë dhënë nga Presidenti Zelenski, në emër të popullit ukrainas!”, shkruan kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb