Saranda tronditet sërish. Pas aksidentit tragjik me 2 viktima ku motrat Ela dhe Rozina Dhimaku humbën jetën nga përplasja e automjeteve, një vajzë 15-vjeçare është gjetur e vetëvarur në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës.
E mitura mësohet se kishte shkuar për pushime nga Tirana dhe ndodhej tek disa të afërm të saj.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Spitalit të Sarandës.
(BalkanWeb)
