Qeveria e Gazës, e kontrolluar nga Hamasi, njoftoi se katër gazetarë humbën jetën sot gjatë një sulmi izraelit në spitalin “Nasser” në Khan Yunis. Mes tyre ishin fotoreporteri i Reuters, Hossam al-Masri, dhe reporteri i NBC, Moaz Abu Taha.

Dy viktimat e tjera ishin fotoreporteri i Al Jazeera-s, Mohammed Salama, si dhe Mariam Abu Daqa, gazetare që bashkëpunonte me disa media ndërkombëtare, përfshirë Independent Arabic dhe Associated Press.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, në total të paktën 15 civilë palestinezë, përfshirë katër gazetarët, u vranë gjatë bombardimit të kompleksit mjekësor. Në mesin e viktimave ishin gjithashtu një kameraman i televizionit palestinez dhe punonjës të emergjencës.

Ushtria izraelite deklaroi se po shqyrton raportimet mbi incidentin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb