Bilanci i viktimave nga sulmi ajror në Gaza vazhdon të rëndohet, ndërsa është konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe gazetari Ahmad Abu Aziz, si pasojë e plagëve të marra gjatë sulmit.

Me vdekjen e tij, numri i gazetarëve të vrarë rritet në pesë.

Të paktën 20 persona  thuhet se janë vrarë në sulmet ushtarake izraelite në Spitalin Nasser në jug të Gazës.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer një sulm aty pranë, por nuk ka dhënë asnjë sqarim për arsyen pse u godit ndërtesa. Ajo thotë se ka urdhëruar një hetim fillestar.

Mes viktimave të konfirmuara janë edhe:

Hossam al-Masri, fotoreporter i agjencisë së lajmeve Reuters

Mohammed Salama, fotoreporter me rrjetin Al Jazeera

Mariam Abu Daqa, gazetare që bashkëpunonte me disa media ndërkombëtare, përfshirë The Independent Arabic dhe Associated Press

Moaz Abu Taha, gazetar për rrjetin NBC

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb