E ftuar në News24, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Juxhina Sotiri analizoi qëndrimet e ndryshme të SHBA-së dhe Europës për çështjen e Ukrainës.

Ajo theksoi se Donald Trump kërkon paqe përmes realizmit politik, ndërsa Europa insiston në riarmatimin e Kievit. Sipas saj, mungesa e një qëndrimi të unifikuar e bën BE-në të dobët përballë krizave globale.

Sotiri paralajmëroi se nëse Ukraina nuk negocion, lufta mund të zgjatet dhe rrezikon të humbasë shumë.

Ekspertja e marrëdhënia e marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri: E pashë një foto të të gjithë liderëve europianë, që ishin rreshtuar para Donald Trump, pa qenë të fuqishëm të ndryshojnë gjërat. SHBA dhe Europa kanë mendime të ndryshme për Ukrainën. Trump kërkon paqe, ndërsa Europa kërkon riarmatim të Ukrainës, pa qëndrim të unifikuar. Ukraina e ka shprehur dëshirën që të jetë pjesë e NATO-s dhe nuk është pranuar në këtë organizatë ushtarake. Edhe vetë BE nuk është shumë i qartë për mekanizmat e joshjes, ndaj këtyre vendeve që synojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

BE derisa është vend thuajse vasal ndaj SHBA e ka të vështirë të diktojë politikën botërore. Liderët europianë nuk e kanë më fuqinë që kanë pasur më herët. Trump beson tek lidershipi i forcës. Shumë liderë europianë kërkojnë që të qëndrojnë edhe vetë në pushtet. Tashmë në çështjen e Ukrainës, kartat në tavolinë janë zbuluar. Fatkeqësisht, lufta do zgjatet, nëse Ukraina nuk ulet në tavolinë, do të humbasë. Rusia ka avantazhe edhe në frontin e luftës, por ka edhe njohje të kauzës së saj, është e qartë që edhe për Zelenskyn që ka ardhur koha që të reflektojë më tepër. Rusia po mbron kauzën e saj, që Ukraina mos të jetë në NATO dhe të jetë e demilitarizuar. Trump është realist dhe do që të zgjidhë çështjen duke qenë realist.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: