Presidenti i SHBA, Donald Trump i vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet e tij personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe u shpreh i gatshëm për një tjetër takim me të.

Të hënën, në deklaratat që bëri pas nënshkrimit të dekreteve presidenciale, presidenti amerikan tha se “kam një marrëdhënie shumë të mirë me Kim Jong Un” dhe shtoi se mezi pret ta shohë përsëri.

Por ai nuk u ndal me kaq, duke thënë se e njeh tashmë shumë mirë, “më mirë se kushdo përveç motrës së tij” Kim Yo Jong. 

Presidenti amerikan u takua me Kim Jong Un në vitin 2018 në Singapor, por edhe në zonën e demilitarizuar midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Këto dy takime shumë të diskutuara atë kohë kishin për qëllim uljen e tensionit midis dy vendeve, gjë që deri diku ndodhi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: