Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Vorës.

Rreth orës 20:30, një automjet ka përplasur një këmbësor 66-vjeçar, i cili humbi jetën në vend. Viktimë e aksidentit ka mbetur Kujtim Luka i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit, një 53-vjeçar, J.T  është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vorë/Informacion paraprak

Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: